Pas Bentancurit, Tottenhami ia merr një tjetër futbollist Juventusit

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 18:10
Pas Bentancurit, Tottenhami ia merr një tjetër futbollist Juventusit

Pak minuta më parë, Juventusi konfirmoi se e ka shitur Rodrigo Bentancurin te Tottenhami për 19 milionë euro.

Ndërsa, tani ishte prapë Juventusi që njoftoi se edhe sulmuesi suedez, Dejan Kulusevski do ta vazhdojë karrierën në Tottenham.

Kështu, Tottenhami ia merr dy futbollistë “Zonjës së Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.


(Kosova Sot Online)