A mund ta drejtojë Realin Ancelotti, edhe pse i ka skaduar licensa e trajnerit?

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 18:13
A mund ta drejtojë Realin Ancelotti, edhe pse i ka skaduar licensa e trajnerit?

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se Carlo Ancelotti do të jetë në gjendje të ulet në stolin e Real Madridit, pavarësisht se licensa e tij e trajnerit ka skaduar më 31 dhjetor.

Ancelotti iu bashkua Real Madridit verën e kaluar pas ndarjes me Evertonin, pasi ai pasoi Zinedine Zidane dhe mori drejtimin e Los Blancos për herë të dytë si trajner.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Ancelotti duhet të ndërmarrë disa kurse të detyrueshme për të rinovuar licencën e tij të trajnerit.

Por, RFEF konfirmoi për MARCA se italiani nuk do të ketë asnjë problem kur bëhet fjalë për drejtimin e Real Madridit derisa çështja të zgjidhet.

RFEF theksoi se trajneri i Real Madridit nuk përjashtohet nga respektimi i rregulloreve, ndërsa klubi dhe Ancelotti kanë kërkuar një mënyrë për të gjetur një zgjidhje.

(Kosova Sot Online)