Juventusi ia merr falas Milanit mesfushorin

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 11:55
Juventusi ia merr falas Milanit mesfushorin

Milani duket se do të humbasë një tjetër yll falas, fatkeqësisht. Pas Donnarumma dhe Calhanoglu, verën e kaluar, radhën e ka Franck Kessie.

Po ku mund të shkojë mesfushori me nofkën “presidenti? Jo jashtë Serie A.

“Kessie të Juve si një transferim i lirë. Puna tashmë ka nisur”, –  shkruan “Corriere dello Sport”, sot në stendat e gazetave. Bie poshtë pista Nandez për Allegrin, i cili nuk e konsideroi të nevojshme.

Te bardhezinjtë tashmë po mendojnë verën e ardhshme, ku objektivi i madh për mesfushën do të jetë Franck Kessie. Kontrata e lojtarit nga Bregu i Fildishtë është afër skadimit, rinovimi me Milanin duket shumë larg.

Madje u fol për një goditje të bujshme të Juventusit që në janar, por bardhezinjtë po punojnë për verën, ta marrin falas. Pas Zakaria dhe Locatelli, rindërtimi në mesfushën e “Zonjës së Vjetër” vazhdon.

(Kosova Sot Online)