Muriqi thotë se mezi pret t’ia nisë sfidës së re në La Liga

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:13
Muriqi thotë se mezi pret t’ia nisë sfidës së re në La Liga

Vedat Muriqi është shprehur i ngazëllyer për sfidën e re që e pret në La Liga, pasi iu bashkua Mallorcas në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit të hënën.

Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi iu bashkua Mallorcas nga Lazio të hënën vonë, në një marrëveshje huazimi deri në përfundim të këtij sezoni.

Klubi spanjoll do t’ia paguajë 1 milionë euro Lazios për huazimin gjashtëmujor të kosovarit dhe ka mundësi të blejë atë në qershor për 12 milionë euro.

Në një shkrim në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, Muriqi shkroi: “Përshëndetje Mallorca. Jam i ngazëllyer për sfidën e re. Shihemi së shpejti në Stadiumin e Mallorcas”.

Lazio i pagoi 20 milionë euro për ta blerë Muriqin nga Lazio në shtator 2020 por 27-vjeçari ka dështuar ta shpaguajë çmimin e tij.

Muriqi dëshpëroi plotësisht gjatë qëndrimit të tij në Lazio, duke i shënuar vetëm dy gola në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Derisa prizrenasi nuk arriti trajnerët e tij Simone Inzaghi dhe Mauricio Sarri në kryeqytetin italian, për Kombëtaren e Kosovës shkëlqeu në të njëjtën kohë, duke i shënuar 10 gola në dy vitet e fundit. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi)

(Kosova Sot Online)