Cancelo e vazhdon kontratën me Manchester Cityn

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 13:06
Cancelo e vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Manchester City dhe Joao Cancelo janë dakortësuar për zgjatjen e kontratës mes tyre, me lojtarin që ka pranuar të firmosë kontratën për 2 vite të tjera.

Në këtë mënyrë 27-vjeçarit do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub.

“Manchester City është një klub fantastik, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re”, ka theksuar Cancelo.

(Kosova Sot Online)