Statistikat pas xhiros së 18-të në Superligë

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 18:27
Statistikat pas xhiros së 18-të në Superligë

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 18-të e Superligës, ku të gjitha skuadrat vendase shënuan fitore.

Skuadra me efektshmërinë më të lartë në Superligë është Trepça, me 1925 pas 18 ndeshjeve.

Skuadra me mesataren më të lartë të pikëve është Prizreni 16 me 96.31 për ndeshje, e pasuar nga Peja me 90.64 dhe Trepça me 88.67.

Kërcime më së shumti ka Rahoveci. Vreshtarët kanë mesatare prej 43.31 për ndeshje, Prizreni 16 me 42.85 dhe Bashkimi me 42.28.

Më së shumti asistime për ndeshje ka Prizreni 16 me 22.92 për ndeshje, duke u pasuat nga Sigal Prishtina me 22.83 për ndeshje dhe Rahoveci me 22.31.

Sa i përket topave të vjedhur prin Golden Eagle Ylli me 9.14 për ndeshje, Sigal Prishtina me nëntë dhe Drita me 8.89.

Mitrovicasit prijnë edhe me bllokada, me mesatare prej 3.39 për ndeshje, Rahoveci me 2.85 dhe Prizreni 16 me 2.69.

(Kosova Sot Online)