Sfida interesante në xhiron e dhjetë të Ligës Unike

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 18:57
Sfida interesante në xhiron e dhjetë të Ligës Unike

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Superligën e Kosovës në basketboll.

Vreshtarët kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje. Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë.

Tiranasit kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e pesë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket.Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit.

Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme, si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës. Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrësakët pesë fitore e katër humbje. Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje.

 


(Kosova Sot Online)