Kur pritet të debutojë Muriqi me Mallorcan?

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 19:15
Kur pritet të debutojë Muriqi me Mallorcan?

Dje në mbrëmje, Real Mallorca e zyrtarizoi Vedat Muriqin si futbollistin e tyre më të ri në një video speciale.

Sulmuesi kosovar sot filloi stërvitjet me klubin spanjoll, ndërsa u prit ngrohtësisht nga bashkëlojtarët e rinj.

Ai do të jetë i huazuar te Mallorca deri në fund të këtij sezoni, kurse spanjollët e kanë mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit, nëse ai bind me paraqitjet.

Por, kur mund të debutojë Vedat Muriqi me skuadrën e re?

Real Mallorca e zhvillon nesër ndeshjen e Copa del Rey ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa pritet që Muriqi t’i ketë disa minuta në këtë ndeshje.

Nëse nuk do të jetë i gatshëm për nesër, Muriqi do të debutonte tri ditë më vonë në ndeshjen që Mallorca e luan në shtëpi ndaj Cadizit. 

(Kosova Sot Online)