KOK përzgjodhi 17 Shpresa Olimpike 2022, numri pritet të rritet

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 20:58
KOK përzgjodhi 17 Shpresa Olimpike 2022, numri pritet të rritet

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka aprovuar rekomandimin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 17 Shpresave Olimpike 2022, të cilat vijnë nga 10 federata.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e tyre, gjithëpërfshirjen dhe univerzalitetin.

Bursistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro secilin, duke rritur shumën e mbështetjes nga vitet paraprake.

Lista pritet të zgjerohet në ditët e ardhshme, pas aplikimit të ri që do ta bëjnë federatat e sporteve olimpike.

Bursistët i takojnë moshave 15-21 vjeç.

(Kosova Sot Online)