Trajneri i Mallorcas: Nëse plotësohet dokumentacioni, Muriqi do të luajë, madje nga fillimi

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 22:42
Trajneri i Mallorcas: Nëse plotësohet dokumentacioni, Muriqi do të luajë, madje nga fillimi

Trajneri i Mallorcas, Luis Garcia ka folur në lidhje për Muriqin, para ndeshjes së nesërme ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të Copa del Rey.

Vedat Muriqi u zyrtarizua dje, duke ardhur tek ekipi spanjoll në formë huazimi deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje.

Ende nuk i është kompletuar dokumentacioni për Muriqin, dhe nëse ndodh kjo, sipas Garcias, sulmuesi kosovar do të luajë, madje nga fillimi.

“Profili fizik, konkretizues në zonë. Nëse do të plotësojë dokumentacionin, do të luajë, madje që në fillim”, deklaroi Garcia.

Vedat Muriqi sot zhvilloi seancën e parë stërvitore, ndërsa pranoi një mirëseardhje të ngrohtë nga bashkëlojtarët e rinj. 

(Kosova Sot Online)