FSHF e konfirmon: Presidenti i UEFA-s në Tiranë, ja programi

  • S.A /
  • 02 February 2022 - 14:48
FSHF e konfirmon: Presidenti i UEFA-s në Tiranë, ja programi

Alexander Ceferin, presidenti i UEFA-s, nesër do të jetë në Tiranë dhe FSHF e ka njoftuar zyrtarisht. Ai do të ketë një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe kreun e FSHF, Armand Duka. FSHF ka njoftuar si më poshtë: “ Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama.Më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj”.

(Kosova Sot Online )