Muriqi luan tërë ndeshjen në debutim, por Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 22:06
Muriqi luan tërë ndeshjen në debutim, por Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit

Muriqi luan tërë ndeshjen, megjithatë ekipi i tij, Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Vedat Muriqi ka luajtur gjatë tërë ndeshjen në debutimin e tij me skuadrën spanjolle, Mallorcan.

Megjithatë, debutimi i Muriqit lë shije të hidhur pasi Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano duke u eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga penalltia. Ishte Trejo i cili u tregua i saktë nga 11-metërshi një minutë para fundit të pjesës së parë.

Vedat Muriqi pati një mundësi të mire shënimi në minutën e 80-të të ndeshjes, por goditja e tij me kokë përfundoi pak mbi portën kundërshtare.


(Kosova Sot Online)