Senegali, finalisti i parë i Kupës së Afrikës

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 22:26
Senegali, finalisti i parë i Kupës së Afrikës

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës. Ata triumfuan sonte ndaj Burkina Fasos në gjysmëfinale me rezultat 1:3 duke e prerë biletën për finalen e madhe të AFCON.

Pjesa e pare ishte e qetë dhe portat mbetën të paprekura

Qetë ishte deri në minutën e 70-të, moment prej të cilit më pas “shpërthyen” golat, katër gjithsej.

Ishte Diallo që kaloi Senegalin në epërsi në minutën e 70-të, pas asistimit të qendërmbrojtësit të Napolit, Koulibalyt.

Gjashtë minuta më pas, Gueye e dyfishoi epërsinë e Senegalit, duke u asistuar nga Sadio Mane.

Burkina Faso tregoi shenja jete në minutën e 82-të duke ngushtuar epërsinë përmes Toure, megjithatë shpresat për vazhdime iu shuan pesë minuta më vonë.

Ishte Mane i cili asistoi në golin e dytë që shënoi golin e tretë për Senegalin në minutën e 87-të, duke ia siguruar kështu finale shtetit të tij.

Kështu, tani Senegali do ta presë në finale fituesin mes Egjiptit dhe nikoqirit të Kampionatit, Kamerunit. 


(Kosova Sot Online)