Bale reagon ndaj tifozëve që thanë se ai ka humbur masë muskulore

  • S.A /
  • 03 February 2022 - 10:16
Bale reagon ndaj tifozëve që thanë se ai ka humbur masë muskulore

Gareth Bale ka reaguar ndaj tifozëve të cilët sugjeruan në Instagram se uellsiani ka humbur masë muskulore. Sulmuesi 32-vjeçar është duke u përballur me një lëndim serioz edhe këtë sezon dhe nuk ka luajtur për Real Madridin që prej muajit gusht. Uellsiani u fotografua duke stërvitur javën e kaluar, ku u duk se ka humbur masë muskulore dhe u shfaqë më i hollë. Pamja e ndryshuar e tij i la shumë tifozë pa fjalë, disa prej të cilëve e kanë krahasuar gjendjen e tij para një viti me atë të tanishme. “Kur humbi kaq shumë masë muskulore Gareth Bale”, pyeti një tifoz i Real Madridit. “Dallim gjashtë mujor”.

 

Bale i është përgjigjur tifozëve duke e postuar një fotografi tjetër nga një këndi tjetër nga stërvitja e njëjtë.

Në fotografinë e postuar në Instagram, Bale e shtoi një emotikon duke qeshur dhe një tjetër muskulor, duke sugjeruar se ai nuk ka humbur masë muskulore.

https://www.instagram.com/garethbale11/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8be1711f-6cb8-4a92-b679-6e8035587530

(Kosova Sot Online )