Aubameyang: Synimi im kryesor është ta rikthej Barcelonën në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 03 February 2022 - 12:46
Aubameyang: Synimi im kryesor është ta rikthej Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron ta udhëheqë Barcelonën drejt Ligës së Kampionëve, pasi iu bashkua gjigantit spanjoll në një marrëveshje trivjeçare e gjysmë. Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 të mërkurën dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro. Ai iu bashkua gjigantit katalonas si lojtar i lirë, pasi e kishte shkëputur marrëveshjen me Arsenalin.Barcelona, e cila luan në Ligën e Evropës këtë sezon ku do të përballet me Napolin, është në vendin e pestë në tabelë në La Liga, një pik mbrapa vendit të katërt Atletico Madrid.  

  

“Jam shumë krenar, veçanërisht sepse familja ime nga ana e nënës është spanjolle. Jam shumë i lumtur që jam këtu”. “Synimi im kryesor është ta ndihmoj ekipin dhe të jap gjithçka nga vetja për ta rikthyer Barcelonën në Ligën e Kampionëve e gjëra të tilla”, shtoi ai. Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline. Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore.

(Kosova Sot Online )