Southgate e përjashton Greenwoodin nga kombëtarja e Anglisë

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 16:46
Southgate e përjashton Greenwoodin nga kombëtarja e Anglisë

Mason Greenwood është liruar me kusht pasi kaloi tre ditë në paraburgim, dhe tani Gareth Southgate ka mbyllur derën për çdo përfshirje në ekipin kombëtar të Anglisë.

Sulmuesi i Manchester United, i cili përballet me akuza për sulm, përdhunim, sulm seksual dhe kërcënime me vdekje, tashmë i është thënë se nuk është në planet e Southgate në të ardhmen e afërt.

The Sun ka raportuar se trajneri i Anglisë e ka ndaluar Greenwood të luajë për Tre Luanët derisa të zgjidhen çështjet e tij ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që Greenwood ka probleme në kombëtaren angleze.

Vetëm pak orë pasi bëri debutimin e tij për Anglinë në shtator 2020, lojtari i lindur në Bradford dhe Phil Foden i Manchester Cityt u dërguan në shtëpi nga Islanda pasi injoruan protokollet e COVID-19.

Dyshja u panë me vajza brenda dhe përreth hotelit ku Anglia ishte vendosur në atë kohë në Islandë.

(Kosova Sot Online)