Blick me artikull të veçantë për Kiana Kryeziun, skitaren e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 19:44
Blick me artikull të veçantë për Kiana Kryeziun, skitaren e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Një ëndërr e bërë realitet për Kiana Kryeziun në Pekin. Kosovarja e re ia ka caktuar vetes një objektiv ambicioz në sllallomin e madh”. Kështu e nis artikullinmediumi i madh zviceran “Blick”, për 17 vjeçaren nga Kosova.

Ajo është vetëm 17-vjeçare, por qysh tani ka shkruar histori. Kryeziu ëstë garuesja e parë nga Kosova që merr pjësë në Lojërat Olimpike Dimërore.

“Një ëndërr e bërë realitet. Në vendin tim, skijimi ngadalë por sigurt po merr rëndësinë e vet. Ka plane për maja dhe qendra skijimi”, deklaroi ajo për Blick.

Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2014. Katër vjet më parë, Albin Tahiri ishte garuesi i pare që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa këtë here, ai nuk është vetëm.

Kiana Kryeziu u pyet nga Blick nëse ka lidhje me Zvicrën, ndërsa deklaroi se njeh disa nga bashkatdhetarët që luajnë futboll.

“Sigurisht që tashmë e njoh Xherdan Shaqirin, edhe nëse nuk luan për Kosovën”, ka thënë Kryeziu.

Ajo i hedh një vështrim shumë më të afërt një gruaje zvicerane, bashkëshorti i së cilës Valon Behrami ka lindur në Kosovën e sotme. Ajo është skitare e njohur zvicerane

“Lara Gut-Behrami është idhulli im më i madh”, thotë Kryeziu.

Sllallomi gjigand në konkurrencën e femrave zhvillohet të hënën.

(Kosova Sot Online)