Betisi e “shkel” Sociedadin e Januzajt, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 22:07
Betisi e “shkel” Sociedadin e Januzajt, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Betis është gjysmëfinalisti i radhës në Copa del Rey. Ata triumfuan bindshëm ndaj Real Sociedadit në udhëtim me rezultat 0:4.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të të ndeshjes, kur Juanmi realizoi.

Ishte minuta e 39-të kur Adnan Januzaj realizoi një gol të bukur, megjithatë ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Më pas, Real Betisi në pjesën e dytë realizoi edhe plot tri herë. Fillimisht përmes Juanmit në minutën e 57-të.

Ëillian Jose e shënoi golin e tretë në minutën e 83-të, kurse katër minuta më vonë Ruibal realizoi për 0:4.

Adnan Januzaj luajti 73 minuta në këtë takim, por nuk pati ndonjë impakt.

Kështu, Real Betisi kalon në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

(Kosova Sot Online)