Salah vs Mane në finale të Kupës së Afrikës, Egjipti eliminon Kamerunin pas penalltive

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 23:00
Salah vs Mane në finale të Kupës së Afrikës, Egjipti eliminon Kamerunin pas penalltive

Egjipti ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në penallti Kamerunin

Ndeshja ishte e barazpeshuar me pak mundësi nga të dyja anët,

Përgjatë 90 minutave, nuk pati asnjë gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në fund të 90 minutave, trajneri i Egjiptit pati një polemikë me gjyqtarin e ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke mos e udhëhequr ekipin për vazhdimin e sfidës.

As pas vazhdimeve, nuk pati gola, me ç’rast ndeshja shkoi në vazhdime.

Aty, më të suksesshëm u treguan egjiptianët që fituan 1:3.

Kështu, Egjipti tani do të përballet me Senegalin në finale e Kupës së Afrikës. 


(Kosova Sot Online)