Lampardi e do Armando Brojën në Everton

  • S.A /
  • 04 February 2022 - 09:08
Lampardi e do Armando Brojën në Everton

Frank Lampard ka marrë drejtimin e Everton së fundmi, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Tekniku anglez kërkon të përforcojë sulmin në verë. Nga Anglia raportohet se Lampard kërkon të bëjë tijin sulmuesin Armando Broja, autor i 5 golave me Southampton këtë sezon. “Shenjtorët” duan ta blejnë vetë sulmuesin e Shqipërisë, që e kanë marrë në huazim nga Chelsea.

Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me londinezët. Tani e do me ngulm tek Evertoni. 

(Kosova Sot Online  )