Conte synon ta bëjë mbrojtës krahu Kulusevskin

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 19:49
Conte synon ta bëjë mbrojtës krahu Kulusevskin

Antonio Conte e zbuloi gjatë konferencës për media sot se transferi i ri i Tottenhamit, Dejan Kulusevski ka potencial të luajë si mbrojtës i djathtë, duke treguar se synon të ndryshojë rolin e futbollistit.

Për Hellas Veronan dhe Juventusit, Kulusevski u zhvillua si lojtar sulmes, duke luajtur në rolet 8 dhe 10

Ai është i njohur për aftësitë progresive dhe aftësinë për 1 kundër 1 dhe për këto arsye, Conte dëshiron ta transformojë reprezentuesin suedez.

Trajneri italian më së shumti luan në formacionin 3-5-2 ose 3-4-1-2 dhe në këto sisteme, Kulusevski mund të përdoret si mbrojtës i djathtë.

Kjo do t’i mundësonte atij të fokusohej në lojën progressive dhe mundësinë të krijojë goditje.

21-vjeçari deklaroi se ishte Conte një nga arsyet pse iu bashkua Tottenhamit. 


(Kosova Sot Online)