Bytyqi i lumtur me golin e çmendur dhe tri pikët

  • S.A /
  • 05 February 2022 - 10:43
Bytyqi i lumtur me golin e çmendur dhe tri pikët

Konyaspor ka marr tri pikë të arta në shtëpi duke e mundur 1-0 skuadrën e Giresunspor.

Ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, ai i cili realizoi golin e vetëm dhe të tri pikëve vetëm pas tre minutave në fushë.

Ai u shpreh shumë i lumtur me këtë fitore pas sfidës në një intervistë për faqen zyrtare të Konyaspor.

Bytyqi gjithashtu është i lumtur me golin që ia siguroi skuadrës së tij tri pikë dhe synon të punojë edhe më shumë për të gjetur me shpesh rrjetën. 

(Kosova Sot Online )