Distria i siguron medalje Kosovës, tani e kërkon të artën

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 16:41
Distria i siguron medalje Kosovës, tani e kërkon të artën

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Parisit duke i siguruar medalje Kosovës.

Ajo, tani në finalje do të tentojë të fitojë medaljen e artë.

Distria në gjysmëfinale e mundi me IPPON zviceranen, Fabienne Kocher, për të kaluar në finale.

Në finale, xhudistja numër një në botë do të luftojë me fituesen nga dueli mes Amandine BUCHARD vs Ai SHISHIME.

(Kosova Sot Online)