Shtyhet për një ditë tjetër garimi i Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 09:28
Shtyhet për një ditë tjetër garimi i Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore

Është shtyrë për një ditë tjetër gara e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore, aty ku do të garonte edhe skitari kosovar, Albin Tahiri.

Arsyeja e kësaj shtyrje ishin erërat e forta në Pekin të Kinës.

Kështu, garimin në këtë disiplinë, skitari kosovar do ta zhvillojë në një ditë tjetër.

Fillimisht, kjo garë ishte paraparë të niste rreth orëd 04:00 me kohën tonë lokale, kurse fillimisht u shty për tri orë, para se të shtyhej tërësisht për sot.

Kujtojmë se përveç Albin Tahirit, garuese nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit është edhe Kiana Kryeziu.

(Kosova Sot Online)