Ibrahimovic e feston si DJ fitoren në derbi ndaj Interit

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 09:48
Ibrahimovic e feston si DJ fitoren në derbi ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic i përjeton shumë ndeshjet ndaj Interit, edhe kur nuk është vetë protagonist në fushën e lojës.

Sulmuesi suedez mungoi në derbin e kësaj jave në Serinë A, por sigurisht ishte i entuziazmuar për suksesin e të tijve.

Ai ka zgjedhur një mënyrë mëse të veçantë për të festuar këtë sukses, duke u kthyer për pak çaste në një DJ të mirëfilltë.

Suedezi ka postuar në rrjetet sociale një video teksa shfaqet para pajisjeve muzikore si një DJ i vërtetë duke festuar suksesin në derbi, pasi kishte një mbishkrim të dukshëm AC Milan.


(Kosova Sot Online)