Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 10:56
Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Kupa e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje mjaft interesante.

Vëmendja do të jetë në duelin e dy ekipeve elitare, Prishtinës dhe Drenicës

Fushë Kosova në anën tjetër do të jetë nikoqir i nënkampiones, Dritës, kurse dy skuadrat e Superligës, Ballkani dhe Malisheva do t’i masin forcat në Suharekë.

Ndeshja e fundit zhvillohet të hënën, ku Ferizaj do ta presë Llapin.

Aty do të bëhen të ditur edhe tetë çerekfinalistët e këtij edicioni të Kupës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)