Venezia-Napoli, Rrahmani startues i padiskutueshëm

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 14:35
Venezia-Napoli, Rrahmani startues i padiskutueshëm

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Venezia-Napoli, e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Pasa humbjes së Interit, Napoli ka mundësinë për t’iu afruar në vetëm një pikë në rast fitoreje sot.

Në anën tjetër, Venezia gjendet në zonën e rrezikshme në vendin e 18-të me 18 pikë.

Për Napolin, startues si zakonisht është qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, i cili tani në mungesë të Koulibalyt do të jetë shtylla e mbrojtjes napolitane.

(Kosova Sot Online)