Tifozi special i Salah, papagalli i këndon këngë egjiptianit

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 14:55
Tifozi special i Salah, papagalli i këndon këngë egjiptianit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah e ka edhe një tifoz të veçantë, një papagall.

Në një video të publikuar në ‘Twitter’, shihet një papagall i cili dëgjohet duke kënduar këngën e tifozëve të Liverpool, për Mo Salah.

“Mo Salah, Mo Salah, running down the wing. Salah-la-la-la-la, the Egyptian king”, është kënga të cilën e këndon papagalli.

Kujtojmë se momentalisht, Salah është në Kamerun, atje ku po zhvillohet Kupa e Afrikës.

Ai ka arritur ta dërgojë vendin e tij, Egjiptin, në finale, ndërsa përballë do ta ketë Senegalin e Sadio Manes.


(Kosova Sot Online)