Barcelona-Atletico Madrid, startojnë tre nga katër transferet e reja të katalonasve

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 15:19
Barcelona-Atletico Madrid, startojnë tre nga katër transferet e reja të katalonasve

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të javës së 23-të në La Liga mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Barcelona e kërkon fitoren për t’u ngjitur në vendin e katërt, vend ky që garanton kualifikimin në Champions League.

Në anën tjetër, Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt dhe kërkon fitoren për tga mbajtur atë pozitë.

Për Barcelonën do të startojnë tre nga katër transferet e reja.

Adama Traore, Ferran Torres dhe Dani Alves do të startojnë, teksa në bankën rezervë do të jetë Pierre-Emerick Aubameyang.


(Kosova Sot Online)