Giroud thotë se nuk ishte heroi i Milanit në fitoren kundër Interit

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 09:23
Giroud thotë se nuk ishte heroi i Milanit në fitoren kundër Interit

Pas ndeshjes Inter-Milan 1-2, fituesi i derbit të Madoninës, Olivier Giroud foli për “CBS Sports”. Francezi, autori i dy golave kuqezi, analizoi kthesën e të tijve, pasi Interi dukej se mund ta kontrollonte lehtësisht ndeshjen: “Nuk më pëlqen të them se unë jam heroi i derbit. Është e qartë se një sulmues është në fushë për të shënuar gola. Unë kam qenë gjithashtu pak me fat, në vendin e duhur dhe kohën e duhur gjatë golit të parë.

Në të dytin kam bërë diçka që më pëlqen ta bëj.  Calabria më dha një pasim të mirë. Ne u kthyem në lojë pas një pjese të parë të vështirë. Interi nuk e mbylli ndeshjen dhe ne treguam një shpirt të madh ekipor, duke e përmbysur disavantazhin. Jam krenar për këtë ekip”.

(Kosova Sot Online )