Low pasues i Ancelottit në Real Madrid

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 10:17
Low pasues i Ancelottit në Real Madrid

Low pasues i Ancelottit në Real Madrid. Real Madridi dëshiron ta zëvendësojë trajnerin Carlo Ancelotti me gjermanin Joachim Low. Sipas mediave spanjolle, ish-trajneri i Gjermanisë Low është duke mësuar spanjisht tash që 12 muaj, me qëllim për të punuar në La Liga. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i zhgënjyer me paraqitjet e Real Madridit nën udhëheqjen e Ancelottit kohëve të fundit.

Real Madridi u eliminua nga Kupa e Mbretit javën e kaluar, pas disfatës kundër Athletic Bilbaos.

Prandaj ai ka vendosur të kërkojë trajner të ri, i cili do të mundë të ishte pasues i suksesshëm i italianit.

Ai e sheh gjermanin Loë si të tillë.

(Kosova Sot Online )