
A ka ardhur koha që Milan t’i ndanë rrugët me shpesh të lënduarin Ibrahimovic?

Lëndimi i thembrës së Akilit të Zlatan Ibrahimovic duket më e i rëndë së sa ishte thënë fillimisht, duke çuar në dilema të ardhmen e tij në Milan
40 vjeçari u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së parë në përballjen e Milanit në Serie A kundër Juventusit më 23 janar, ku ende nuk është parë në stërvitje me grupin. Ibrahimovic ka shënuar tetë gola në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon por ai ka munguar në 14 ndeshje shkaku i lëndimeve.
Milani është përmirësuar shumë prej që Ibrahimovic u rikthye në San Siro në janar të 2020. Lidershipi i tij për grupin e lojtarëve të rinj bëri që ata të kthehen në Ligën e Kampionëve pas tetë viteve, por marrëveshja e tij për pagë 7 milion në vit pritet të përfundojë më 30 qershor, duke ngritur dilema se a mund të luajë ai ende rolin kyç tek kuqezinjtë në të ardhmen.
Si Stefano Pioli ashtu edhe Davide Calabria insistuan para derbit që suedesi ende është krucial si brenda ashtu edhe jashtë fushës për kuqezinjtë. Në të njëjtën kohë, Paolo Maldini ka theksuar se sulmuesi është i hapur për të nënshkruar një vazhdim të kontratës me gjigantët e Serie A, transmeton shkrimin e Football Italia, GazetaExpress.
“Zlatani e di çfarë ai dëshiron, ai nuk bën asgjë fallso, ai e di pfarë marrëveshje të mundshme mund të këtë me Milan. Nëse ai e ndjenë që nuk dëshiron ta vazhdojë, ai është i parë që e thotë atë”, tha drejtori para ndeshjes së të shtunës kundër Interit.
“Ideja e tij është që të vazhdojë. Zlatan kurrë nuk do ta digjte këtë skuadër, por vetëm do të ishte burim i saj”.
Ibrahimovic ka munguar në 19 ndeshje për shkak të lëndimeve këtë sezon, por kjo nuk duket se do ta ndalojë Milanin që të përfundojë në top katër këtë sezon. Kuqezinjtë nënshkruan në verë me Olivier Giroud nga Chelsea, duke ditur se Ibra nuk mund të luaj vazhdimisht gjatë tërë këtij sezoni.
Suedezo-boshnjaku është njëri prej lojtarëve më të paguar në Milan dhe nëse kuqezinjtë ndajnë rrugët më të në fund të sezonit, ata do të kishim më shumë burime financiare për të nënshkruar me një top sulmues për të ardhmen.
Lojtarë si Alexander Isak, Jonathan David dhe Andrea Belotti, të cilët janë si lojtarë të lirë në verë, mund t’i bashkohen skuadrës nga San Siro, derisa Milan ka nënshkruar me sulmuesin 18 vjeçar, Marko Lazetic në janar, duke e dërguar Pietro Pellegrin në huazim.
Karizma e Ibrahimovic dhe personaliteti i tij do t’i mungonte shumë Milanit nëse ata ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni, por drejtorët e klubit duhet të mendojnë dy herë para se ta lejojnë atë që të largohet.
E ardhmja e sulmuesit lidhet po ashtu në play-offin e Botërorit dhe ndeshjet në mars. Ibrahimovic u kthye në Kombëtare pas pensionimit dhe tani shpreson që të luajë në Katar 2022 që mbahet në fund të këtij viti.
(Kosova Sot Online)