Inzaghi lavdëron Mourinhon, insiston që Interi duhet të ecë përpara pas humbjes në derbi

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 19:38
Inzaghi lavdëron Mourinhon, insiston që Interi duhet të ecë përpara pas humbjes në derbi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka lavdëruar bosin e Romës, Jose Mourinho, para ndeshjes për Kupën e Italisë që zhvillohet nesër dhe ka thënë që zikaltërit duhet të ecin përpara pavarësisht humbjes se tyre në derbi kundër Milanit.

Zikaltrit mbesin lider në Serie A me një ndeshje më pak të zhvilluar por Milan dhe Napoli tani kanë vetëm një pikë më pak pasi që të dyja fituan në vikend.

Kampionët e Serie A rikthehen në fushë nesër ku do të përballën në çerekfinale me Romën e Jose Mourinhos në Kupën e Italisë, ku luhet ndeshja e parë. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Mourinhos si kundërshtar i Interit në Milan.

“Ne kemi një skuadër të fortë më shumë lojtarë kualitativ dhe një trajner të madh si Jose”, tha Inzaghi për Sportmediaset.

“Kupa e Italisë është një synim shumë i rëndësishëm për ne. Është në ADN-në e Interit”.

“Ne, tani jemi në çerekfinale. Ne kemi një ndeshje të madhe nesër. Ne e dimë që kemi një mundësi që të arrijmë në gjysmëfinale shumë shpejt”, vazhdoi trajneri.

“Ne gjithmonë ndihemi si në shtëpi me fansat tonë. Nesër është ndeshje e mesjavës, por ne e dimë që ata do të përpiqen që ta na shkaktojnë probleme ashtu sikurse kanë bërë që nga fillimi i vitit. Por ne shpresojmë që t’i shpërblejmë tifozët me kualifikim”.

Zikaltërit duhet të reagojnë pas humbjes 2-1 kundër Milanit. Kjo është humbja e tyre e dytë në Serie A këtë sezon, por vjen pas një ndeshje kruciale pasi që i lejon Kuqezinjtë të ju afrohen atyre në krye të tabelës.

“Jam me fat që kam një skuadër të mjaftueshme dhe garuese që nga fillimi i këtij viti. Të gjithë kanë treguar atë çfarë janë në gjendje të bëjnë”, shtoi Inzaghi.

“Ne vuajtëm një humbje të vështirë por ne duhet të jemi më të mirë dhe më racionale, të dimë pikat tona pozitive dhe t’i mbajmë mend ato. Ne duhet të vazhdojmë punën që kemi bërë këto gjashtë muaj të parë”. 


(Kosova Sot Online)