Lautaro Martinez pështynë Theo Hernandezin derisa ai largohet për në zhveshtore?

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 20:04
Lautaro Martinez pështynë Theo Hernandezin derisa ai largohet për në zhveshtore?

Një video është duke qarkuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet Lautaro Martinez duke e pështyrë Theo Hernandezin gjatë derbit të Milanit të shtunën

Në këtë video, mbrojtësi i majtë i kuqezinjve shihet duke u larguar nga fusha në shkallët anësore, pasi që u ndëshkua me karton të kuq në Derby della Madonnina.

Teksa ai zbret, sulmuesi i Interit shihet duke vrapuar buzë shkallëve, para se të pështyjë dhe fyej francezin.

Vendimet e gjyqtarit sportiv për ndeshjet e Serie A në këtë vikend pritet që të shpallën nesër, në të cilën do të zbulohet nëse gjyqtari kryesor i ndeshjes e ka raportuar këtë gjest të sulmuesit të Interit. 

(Kosova Sot Online)