United humbet 1 miliard euro në dekadën e fundit

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 21:50
United humbet 1 miliard euro në dekadën e fundit

Djajtë e kuq i janë bashkuar 13 klubeve angleze në listën prej 20 top klubeve me shpenzimet negative në vitet e fundit

Manchester United ka pasur humbjet më të mëdha në transfere në pesë ligat e Europës në dekadën që lamë pas, duke shpenzuar më shumë se një miliard euro.

United kanë fituar titullin e fundit të Premier Ligës më 2012/13 nën urdhrat e Alex Ferguson dhe kanë fituar vetëm tre trofe, prej që kanë filluar në lojtarë të rinj.

Studimi i ri i publikuar nga Football Observatory ka treguar se sa shumë kanë shpenzuar Djajtë e Kuq në tregun e transferove gjatë 10 viteve të kaluara derisa ata kanë rrjet negativ të shpenzimeve tepër të madh.

Shpenzimet neto të United

 United ka shpenzuar 1.5 miliard euro në lojtarë të rinj nga viti 2012 deri me sot, me vetëm 476 milionë euro që i ka rikuperuar nga shitjet.

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona e kompletojnë top katërshen, por që të gjitha këto kanë fituar pesë apo më shumë tituj krahasuar me suksesin e vogël të United, transmeton GazetaExpress.

Në cilat pozita janë klubet tjera angleze?

United dhe City i bashkohen 12 klubeve angleze në listë, përfshirë Arsenalin, i cili është në vendin e pestë me shpenzime neto në deficit me më shumë se 583 milionë euro.

Evertoni (€429m), Aston Villa (€424m) Chelsea (€413m) janë në top 10, derisa West Ham, Liverpool, Newcastle, Tottenham, Crystal Palace, Leicester City, Brighton dhe Wolves po ashtu kanë lajmëruar numra negativ.


(Kosova Sot Online)