Salah e “përjetoi humbjen si një person i zakonshëm”

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 22:08
Salah e “përjetoi humbjen si një person i zakonshëm”

Faraonët ishin skuadra humbëse në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë kundër Senegalit

Mohamed Salah mund të jetë një lojtar i klasit botëror në fushë, sipas asistentit të trajnerit të Egjiptit, Diyaa El-Sayed, por ai e ka përjetuar humbjen në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën kundër Senegalit si një “person i zakonshëm”.

Faraonët humbën me rezultgat 4-2 në penallti pasi që koha e rregullt përfundoi 0-0 në stadiumin “d’Olembe Yaounde” këtë vikend, me Salah që e shikoi shokun e tij të skuadrës Sadio Mane që shënoi golin e fundit të penalltisë që i dha fitoren Senegalit.

Salah me bashkëlojtarët e tij të Egjiptit shënuan shifra tepër të dobëta deri në fund të ndeshjes, më shumicën e skuadrës – përfshirë edhe heroin e Anfieldit – që ishin pjesë e skuadrës së Faraonëve që u mund edhe nga Kameruni në Librevillë në finalen e vitit 2017.

“Salah është një lojtar i klasit botëror, por përkushtimi i tij është përkushtim i një njeriu të zakonshëm”, tha asistent trajneri El-Sayed, që zëvendësoi Carlos Queirioz për Goal. “Kur humbisni ju duhet ta ndjeni humbjen, kjo është ajo që ne e përjetuam”.

“Ne ishim të përkushtuar, të përkushtuar për të fituar, të përkushtuar që marrim pjesë dhe të jemi të suksesshëm”, vazhdoi El Sayed. “Ai ka luajtur në disa gara në Europë dhe ka fituar shumë trofe, por ai dëshiroj që ta fitoj edhe këtë kupë për vendin e tij”.

Salah kishte momentet e tij të mira në këtë garë – shënoi golin e fitores kundër Guinea-Bissau dhe kontributi i tij ishte vendimtar në rikthimin në fitore në Marok – por luftoi shumë për të ndikuar me lojën e tij edhe gjatë finales, transmeton GazetaExpress.

“Ne tani dëshirojmë që të kualifikohemi në Botëror me të”, vazhdoi El-Sayed. “Salal është si çdo kapiten tjetër i çdo skuadre tjetër, ai është shumë i zhgënjyer për shkak se ai dëshironte që të arrijë qëllimin e tij për këtë garë”.

Mungesa e golave të Egjiptit tejkalonte kapitenin e tyre – Salah u involvua direkt në tri nga katër golat e tyre – e cila gjë ndikoi që vija e bardhë e portës nga ta të ndikojë në Kupën e Kombëve, edhe pse në mbrojtje ishte e vështirë që të fajësohen për gabimet gjatë kësaj gare.

“Queiroz është duke e rinovuar skuadrën tonë”, shtoi El-Sayed, “derisa ne po synojmë të arrijmë nivelin që e dëshirojmë”.

“Ne kemi shumë besim në skuadrën tonë dhe ne dëshirojmë që të kalojmë në fazën tjetër duke arritur në Botëror”.

Pavarësisht se luajti 120 minuta në katër ndeshjet e eliminimit direkt dhe humbën të dy Ahmed Hegazy Mohamed El-Shenawy, Faraonët nuk kanë pranuar gol në 480 minuta lojë – penalltia e Sofiane Boufal në çerekfinale ishte e fundit.

Egjipti dhe Senegali do të luajnë përsëri në playoff për Botëror në zonën e Afrikës muajin e ardhshëm, me dy finalistët e AFCON që do të luajnë kundër njëri tjetrit për një vend në Katar 2022. 

(Kosova Sot Online)