Zidane ka një mesazh për Senegalin dhe Egjiptin pas finales në Kamerun

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 22:54
Zidane ka një mesazh për Senegalin dhe Egjiptin pas finales në Kamerun

Skuadrave ju deshën penalltitë pasi që rezultati përfundoi pa gola edhe pas shtesave në Yaounde

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka uruar Senegalin dhe Egjiptin për paraqitjen e tyre në finale të Kupës së Kombeve 2021 në Afrikë.

Ndeshja përfundoi 0-0 pas 120 minutave lojë në Yaounde por Senegali arriti të fitoi 4-2 në penallti.

Sadio Mane i Liverpoolit shënoi penalltinë e fundit për të arritur një rezultat historik për skuadrën e Aliou Cisse, pasi që portieri i Chelsea, Edouard Mendi priti penalltinë e katër të Egjiptit.

Zidane, i cili udhëhoqi Real Madridin për të fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve si trajner, e ka përshkruar ndeshjen e së dielës në stadiumin Olembe si një “lojë me plot intensitet”.


(Kosova Sot Online)