Newcastle do të bëhet klub më i mirë se Arsenali dhe fuqi botërore, thotë Guimaraes

  • 08 February 2022 - 09:11
Newcastle do të bëhet klub më i mirë se Arsenali dhe fuqi botërore, thotë Guimaraes

Bruno Guimaraes ka thënë se iu bashkua Newcastle Unitedit sepse beson se klubi do ta fitojë Ligën e Kampionëve një ditë dhe do të bëhet fuqi e madhe në futbollin botëror, më i mirë se Arsenali.

Mesfushori brazilian iu bashkua Newcastle nga Lyoni për rreth 40 milionë euro në janar.

Guimaraes kërkohej edhe nga Arsenali po ashtu, por ai thotë se është i ngazëllyer nga potenciali që ka Newcastle pasi u ble nga sheikët e Arabisë Saudite.

“Ky klub do të bëhet një fuqi e madhe në futbollin botëror”, tha Guimaraes. “Ky është klub historik me traditë të madhe dhe histori të bukur, nuk kam dyshime për vendimin tim për të kaluar te Newcastle”, këmbënguli ai.

Mbijetesa në Premierligë është synimi afatshkurtër i Newcastle, pasi klubi renditet në vendin e 19-të këtë sezon, vetëm një pikë larg zonës së shpëtimit.

“Në sezonet e ardhshme, synimi është të futemi në Ligën e Kampionëve dhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve pastaj”, shtoi ai.