Alvaro Morata ka të ardhme në Juventus

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 10:32
Alvaro Morata ka të ardhme në Juventus

Me ardhjen e Vlahoviç, shumë menduan se për Alvaro Moratan nuk do të kishte më vend në ekip.

Ndeshjen e fundit ndaj Hellas Verona, Allegri aktivizoi dyshen Morata-Vlahoviç dhe pas tyre Dybalan.

Kjo treshe funksionoi më së miri, Dybala dha asist për Vlahoviç dhe Morata dha asist për Zakarian.

Kështu, Juventus po mendon ta blej përfundimisht spanjollin nga Atletico Madrid.

Klubi italian po mendon t’i kërkojnë Atleticos një ulje për çmimin fillestar prej 35 milion euro.

(Kosova Sot Online )