Pamje: Mbrojtësi i Premierligës shkakton zemërim pasi e shkelmon macen si top futbolli

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 09:34
Pamje: Mbrojtësi i Premierligës shkakton zemërim pasi e shkelmon macen si top futbolli

Mbrojtësi i West Hamit, Kurt Zouma, ka shkaktuar zemërim pasi është xhiruar duke e shkelmuar macen e vet si top futbolli në dyshemenë e kuzhinës. Zouma është parë edhe duke e goditur me shpulla macen në një video që është publikuar në rrjetet sociale. Klubi i Premierligës e ka dënuar veprimin e lojtar dhe ka thënë se do të merret me këtë çështje privatisht.

Zouma u pa duke e sulmuar kafshën e vet shtëpiake në vilen e vet 2 milionë eurosh. Veprimi i tij i turpshëm u xhiruar nga vëllai i vet. Pasi e shkelmoi si top futbolli, përfaqësuesi i Francës filloi ta ndiqte macen nëpër sallon në sytë e një fëmije, derisa kameramani qeshte. Sikur mos të mjaftonte, Zouma e gjuajti macen me një palë këpucësh dhe pastaj i ra shpulla. 

(Kosova Sot Online )