Liverpooli s’heq dorë nga Raphinha

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 13:59
Liverpooli s’heq dorë nga Raphinha

Liverpooli nuk e ka ndër mend të heqë dorë nga ylli i Leeds United, Raphinha.

Të kuqtë do t’i ripërtërijnë përpjekjet për ta marrë yllin brazilian nga Leeds gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Jurgen Kloppit kishte tentuar për të në janar, por pasi e bleu yllin kolumbian Luis Diaz nga Porto e shoi interesimin për të përkohësisht.

Megjithatë, Liverpooli do të rikthehet për 25-vjeçarn në verë, sipas The Athletic.

(Kosova Sot Online)