Zouma kërkon falje që e shkelmoi macen e vet, policia merr vendim ndaj tij

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 15:21
Zouma kërkon falje që e shkelmoi macen e vet, policia merr vendim ndaj tij

Policia Metropolitane ka vendosur të mos hapë fare hetim ndaj një videoje ku shihet mbrojtësi i West Hamit, Kurt Zouma, duke e shkelmuar macen e vet nëpër kuzhinë.

Megjithëse 27-vjeçari kërkoi falje për dhunën shqetësuese ndaj maces, ai nuk do të përballet me akuza formale për këtë.

Zouma u pa duke e sulmuar kafshën e vet shtëpiake në vilen e vet 2 milionë eurosh. Veprimi i tij i turpshëm u xhiruar nga vëllai i vet.

Pasi e shkelmoi si top futbolli, përfaqësuesi i Francës filloi ta ndiqte macen nëpër sallon në sytë e një fëmije, derisa kameramani qeshte.

Sikur mos të mjaftonte, Zouma e gjuajti macen me një palë këpucësh dhe pastaj i ra shpulla.

Zouma ka kërkuar falje për sulmin ndaj maces dhe ka këmbëngulur se ishte incident i izoluar.

“Dua të kërkoj falje të sinqertë ndaj të gjithëve që janë shqetësuar nga kjo video. Po ashtu, dua t’i siguroj të gjithë se dy macet tona janë shendosh e mirë. Tërë familja jonë i dashuron ato dhe kjo sjellje e imja është incident i izoluar që nuk do të ndodhë kurrë më”, tha Zouma.

Mediat britanike raportojnë se Zouma nuk do të hetohet fare nga policia për këtë incident.

(Kosova Sot Online)