City synon fitore për ta përforcuar kreun në Premier Ligë

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 20:20
City synon fitore për ta përforcuar kreun në Premier Ligë

Kampioni aktual i Anglisë pret në Etihad sonte skuadrën e Brentford

Pep Guardiola synon një fitore sonte për të vazhduar që të mbajë diferencë me pikë në Premier Ligë, duke mbrojtur kështu edhe titullin e kampionit edhe këtë sezon.

Për këtë, “qytetarët” kanë startuar me një formacion tepër sulmues ku në përpara do të jenë pesë lojtarë: De Bryene, Bernardo Silva, Mahrez, Foden dhe Sterling.

City momentalisht është në vendin e parë me 57 pikë, 9 më shumë se Liverpool që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot Online)