Eriksen: “U largova nga kjo botë për pesë minuta”

  • S.A /
  • 11 February 2022 - 12:07
Eriksen: “U largova nga kjo botë për pesë minuta”

Christan Eriksen u rikthye në Premier League të vazhdojë karrierën e tij pas 7 muajsh nga ajo situatë që i ndodhi në Kampionatin Europian 2020. Mesfushori danez pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes hapëse që Danimarka luante ndaj Finlandës më 12 qershor.

Në një intervistë për “BBC Sport” ish-mesfushori i Interit ka treguar se çfarë mbante mend nga ajo ditë e tmerrshme. Lojtari i Brentford ka treguar se mban mend gjithçka që i kishte ndodhur përveç 5 minutave kur ai “ishte në botën tjetër”.

29-vjeçari duhej të ringjallej në fushë përpara se t’i nënshtrohej një testimi të gjerë në spital dhe të pajisej me një kardioverter defibrilator të implantueshëm (ICD), dhe tani ai ka hapur përvojën surreale në detaje.

“Unë u largova nga kjo botë për pesë minuta derisa m’i kthyen rrahjet e zemrës. Është pak jashtë përvojës botërore, e çuditshme, sepse ndodhi dhe unë isha aty ku isha, por të shohësh se ku jam tani është shumë e çuditshme.

Mund të kujtoj gjithçka përveç pesë minutave, gjuajtjen, topin që më goditi gjurin dhe më pas nuk e di se çfarë ndodhi më pas”, shtoi danezi kur u pyet nëse e mban mend atë që ndodhi para rënies së tij kundër Finlandës.

Pastaj u zgjova me njerëz rreth meje dhe ndjeva presionin në gjoks, duke u përpjekur të riktheja frymëmarrjen time. Atë herë nuk e kisha idenë se çfarë ndodhi, më pas më kaloi në kokë, a ndodhi diçka me këmbët e mia, a theva shpinën?.

A mund të ngre këmbën lart, të gjitha gjërat e vogla që po përpiqesha të bëja për të parë se çfarë ndodhi. Më pas në ambulancë dëgjova dikë të thoshte ‘sa kohë isha jashtë’ dhe dikush tha ‘pesë minuta’ dhe kjo ishte hera e parë që unë kisha dëgjuar se kisha ‘ikur’.

Eriksen  nuk harroi të falënderonte stafin e mjekëve të Danimarkës, shokët e tij dhe të gjithë mbështetësit që i kanë qëndruar afër me mesazhe gjatë rikuperimit të tij.

“Gjëja e parë është të tregoj mirënjohje për njerëzit rreth meje. Bashkëlojtarët, mjekët fillimisht në fushë, mjekët e ekipit dhe më pas në spital për të bërë gjithçka dhe për të kontrolluar gjithçka dhe më pas të gjitha mesazhet nga njerëzit që treguan mbështetje për mua dhe familjen time. Ka qenë vërtet e këndshme të shihja të gjitha mesazhet.

Jam shumë me fat dhe u kam thënë ballë për ballë se jam shumë i lumtur që bënë atë që bënë, përndryshe nuk do të isha këtu”, përfundoi mesfushori i Brentford. 

(Kosova Sot Online )