Cristiano Ronaldo duke pritur në udhëkryq...

  • S.A /
  • 11 February 2022 - 12:14
Cristiano Ronaldo duke pritur në udhëkryq...

Cristiano Ronaldo ka nisur të mendojë për të ardhmen.

CR7 raportohet se ka nisur bisedimet me agjentin e tij, Jorge Mendes, për karrierën e tij te Manchester United.

Portugezi u rikthye me shumë bujë në Old Trafford, por nuk ka gjetur një skuadër kampionësh, pasi United është momentalisht jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.

Qëllimi i tij tani është të flasë me agjentin e tij dhe të shikojë opsionet që ka në tavolinë.

Këtë do ta bëjë në fund të sezonit, para se të vendosë nëse do të qëndrojë apo në këtë moshë do të provojë një tjetër aventurë të re.

Deri më tani, CR7 ka bërë 25 paraqitje për Unitedin, ka realizuar 14 gola. 

(Kosova Sot Online )