Zhegrova sërish në stol

  • E.K /
  • 12 February 2022 - 16:38
Zhegrova sërish në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Montpellier dhe Lille, e vlefshme për xhiron e 24-të në Ligue 1.

Kampioni në fuqi, Lille ka treguar formë shumë të dobët në edicionin e ri dhe momentalisht gjendet në vendin e 11-të me 32 pikë, 10 më pak se vendi i fundit që dërgon në Champions League.

Në anën tjetër, Montpellier gjendet diç më mirë në renditjen tabelare, duke zënë pozitën e shtatë me 34 pikë.

Edon Zhegrova sërish ka mbetur në bankën rezervë edhe për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

(Kosova Sot Online)