
Klubi Vitia bën thirrje të mos manipulohen më zgjedhjet në FFK, kërkon llogari për kredinë 4 milionëshe te kërkuar

Pas raportimeve të mediave se Federata e Futbollit e Kosovës po kerkon kredi katër milionëshe në FIFA në një vit zgjedhor per shtëpinë e futbollit kosovar, klubi i Ligës së Parë, Vitia e ka lëshuar nje deklaratë përmes së cilës ka bërë thirrje që të mos manipulohen zgjedhjet.
Ditëve të fundit nëpër media ka qarkulluar lajmi se FFK ka kërkuar kredi prej 4 milionë euro nga FIFA.
E lidhur me këtë, ka reaguar klubi nga Vitia, ku ndër tjera kërkon nga FFK llogari për këtë kredi të kërkuar.
“Lajmi në media, që e ardhmja e futbollit tonë është futur në borgje, në kredi është shqetësuese, anti statutare dhe anti ligjore.FFK duhet të jetë transparente për financat e saj dhe funksionimin e saj bazuar në ligji dhe statut dhe duhet të ketë strategji afatgjate”, thuhej në njoftim.
Tutje, KF Vitia shtron disa pyetje dhe kërkon përgjigje nga FFK.
“FFK duhet të jetë transparente për financat e saj dhe funksionimin e saj bazuar në ligji dhe statut dhe duhet të ketë strategji afatgjate.
Pse FFK nuk e bënë transaprente ku shkojnë parat për shpenzimet për paga afro 3.3 milion Euro.Sa janë shpenzimet e kryetarit?
Sa janë shpenzimet e Komitetit Ekzekutiv?
Si është e mundur qe me para të futbollit nga buxheti i FFK-së të u paguhet nga 2000-3000 euro për pushime familjare në bregdet anëtarve të KE te FFK-së?
Ky është keqperdorim i detyrës zyrtare nga kryetari dhe KE i FFK-së dhe keqperdorim i financave të FFK-së”, thuhej ndër tjera në njoftim.
(Kosova Sot Online)