Ish-sulmuesi i Serie A i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, pas pezullimit 12-vjeçar për përdorim të kokainës

  • S.A /
  • 14 February 2022 - 09:22
Ish-sulmuesi i Serie A i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, pas pezullimit 12-vjeçar për përdorim të kokainës

Francesco Flachi, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Sampdorias, i është kthyer futbollit në fundjavë në moshën 46-vjeçare, pas një pezullimi prej 12 vjetëve për përdorim të kokainës. Flachi, i cili i zhvilloi më shumë se 100 ndeshje në ligën elitare italiane gjatë karrierës së tij nga viti 1993 deri në vitin 2010, ishte pezulluar për 12 vjet për shkak të përdorimit të substancave ilegale derisa po luante për Brescian në Serie B. Për shkak të dëshirës së madhe për t’i dhënë fund karrierës sipas kushteve të tij, Flachi iu rikthye futbollit me klubin e kategorisë së pestë të futbollit italian, Signa 1914, me të cilin ka stërvitur në pesë muajt e fundit.

Flachi luajti 30 minuta në barazimin e Signas 2:2 kundër Pratos 2000, dhe tha pas ndeshjes së ndihet i lumtur që u kthye. “Kjo ditë i mbyll 12 vjet të pezullimit. Është rilindja ime. Kjo është dëshmi po ashtu që unë jam rindërtuar”, tha Flachi. “Çfarë kam ndier? Në fillim trullosje, nuk bërë gjumë me sy që një javë, shkaku i tensionit. Tani jam shumë i lumtur. Dua t’i falënderoj të gjithë që më bëmë të ndihem si më parë: lojtar futbolli”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )