Barcelona, opsion real për Kessien

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 13:52
Barcelona, opsion real për Kessien

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur ende marrëveshje me asnjë klub evropian.

Franck Kessie nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mesfushori luftarak është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin.

Dhe, duket se futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk e ka ndërmend të vazhdojë eksperiencën me “Rossoneri”.

Të paktën deri tash, palët nuk kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se futbollisti afrikan është bërë prioritet i Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Gjiganti katalunas synon ta marrë atë pa para pasi në verë do të jetë lojtar i lirë.

Gjithashtu, Kessien e duan edhe klubet angleze, Arsenali dhe Tottenhami.

Në Itali, pëlqim për ish-futbollistin e Atalantas ka shprehur Juventusi.

Gara për Kessien mbetet e hapur.

Lojtari mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub evropian qysh tash. 

(Kosova Sot Online)