Mallorca e prezanton formacionin zyrtar me fotografinë e Muriqit

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 20:25
Mallorca e prezanton formacionin zyrtar me fotografinë e Muriqit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe Athletic Bilbaos, e vlefshme për xhiron e 24-të në La Liga.

Mallorca e dëshiron fitoren për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Momentalisht, ata gjenden në vendin e 17-të me 23 pikë, tri më shumë se zona e rrezikshme.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao kërkon fitore për t’iu afruar vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Për Mallorcan nga minuta e parë do të luajë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Kjo është ndeshja e tretë me Mallorcan dhe në të tri herat ka startuar Muriqi. Deri tani e ka një gol të shënuar.

(Kosova Sot Online)